Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se ka ndjerë keqardhje për deklaratat e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti në rrjete sociale. “Ndjej keqardhje që diskutimet bëhen në publik sepse ka forumi partiake ku bëhen këto debate. Për më tepër ndjej keqardhje për argumentet që përdoren në këtë drejtim, sepse janë argumente që përdoren shumë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se ka ndjerë keqardhje për deklaratat e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti në rrjete sociale.
“Ndjej keqardhje që diskutimet bëhen në publik sepse ka forumi partiake ku bëhen këto debate. Për më tepër ndjej keqardhje për argumentet që përdoren në këtë drejtim, sepse janë argumente që përdoren shumë nga kundërshtarët tanë politikë”, deklaroi Abdixhiku në Tv Dukagjini.
Abdixhiku tha se si lider duhet të marrë vendime që jo domosdoshmërisht do të kënaqen të gjithë.
“Me rëndësi është që lideri të mbrojë vizionin afatgjatë të partisë. Unë do të flasë me rezultate. LDK po rritet, LDK po lidhet me bazën”.I pari i LDK-së ka thënë se reformat në parti nuk do të ndalen.
‘Debati është i shëndoshë por je të jetë parimorë dhe i ftojë të më sfidojnë në forumet e partisë, ndryshe është për keqardhje. Dëshirat individuale të njerëzve nuk mund t’i plotësojë”.Abdixhiku thotë se u ka ofruar çfarëdo lloj zgjedhje të brendshme por nuk ka pasur interesim.