Abdixhiku mobilizon kandidatët e LDK-së para balotazhit: Çdo energji për fitoren më 9 nëntor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që garojnë në balotazhin e 9 nëntorit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja është e përqendruar plotësisht në garat ku prijnë e garojnë kandidatët e saj, duke theksuar se të gjitha energjitë e


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që garojnë në balotazhin e 9 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja është e përqendruar plotësisht në garat ku prijnë e garojnë kandidatët e saj, duke theksuar se të gjitha energjitë e partisë do të drejtohen drejt fitores.
“Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së”, shkroi Abdixhiku.
I njëjti njoftoi se LDK garon dhe pret fitore në nëntë komuna, Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash dhe Suharekë, ndërsa dy komuna i ka fituar tashmë.
“Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”, shkroi tutje kreu i LDK-së.