Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë

Helmimi i kafshëve endacake në rrugët e Tiranës po kthehet në një makth social që tashmë prek jo vetëm katërputroshët e braktisur, por edhe kafshët e shtëpive. Rasti i Alma Ismailajës është shembulli më tronditës i kësaj situate që po përshkallëzohet çdo ditë. Para dy javësh, Alma humbi Pikason, dalmatin e saj 3 vjeç e

Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë
Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë

Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë

Helmimi i kafshëve endacake në rrugët e Tiranës po kthehet në një makth social që tashmë prek jo vetëm katërputroshët e braktisur, por edhe kafshët e shtëpive. Rasti i Alma Ismailajës është shembulli më tronditës i kësaj situate që po përshkallëzohet çdo ditë.

Para dy javësh, Alma humbi Pikason, dalmatin e saj 3 vjeç e gjysmë, pasi konsumoi ushqim të helmuar me fosfor organik në sheshin “Skënderbej”. Ngjarja ndodhi në orët e para të 31 tetorit, në zonën me bar pas bustit, një hapësirë ku gjatë ditës luajnë edhe fëmijë, shkruan ATSH.

“Pikaso gjeti diçka përdhe dhe pas pak minutash filloi të dridhej, nxori shkumë nga goja… çdo gjë ndodhi aq shpejt. E çova me urgjencë në spitalin e kafshëve, por nuk arriti të mbijetojë. Mjekët konfirmuan helmim të rëndë me fosfor organik”, tregon Ismailaja. Ajo thotë se pasojat kanë qenë të rënda edhe emocionalisht.

“Ka qenë një traumë e madhe. Kam kërkuar ndihmë psikologjike. Pikaso ishte pjesë e familjes sime. Asnjë njeri nuk e përjeton lehtë humbjen e një kafshe që e do.”

Por ajo që shqetëson më shumë është indiferenca që po i rrethon këto ngjarje. Është e dhimbshme të shohësh sa shumë raste të ngjashme qarkullojnë çdo ditë. Helmi është hedhur për kafshët endacake, ndërkohë viktima po bëhen edhe kafshët e shtëpive. Por jeta e tyre vlen njësoj. Kush e sheh ndryshe është pjesë e problemit.
Kjo nuk është një plagë për ata që duan kafshët—është çështje e shëndetit dhe moralit publik.

Të enjten, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”, organizatat për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillojnë një protestë kundër helmimeve dhe dhunës ndaj tyre. Nuk mund të pranojmë normalizimin e mizorisë. Kjo i prek të gjithë. Vetëm duke u ngritur së bashku mund të tregojmë se jeta – çdo jetë – duhet mbrojtur.