Aeroporti i Vlorës, Dumani: Çështja është në fazën e hetimit paraprak

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak. Ishte deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i cili e pyeti Dumanin se në çfarë faze janë hetimet lidhur me aeroportin e Vlorës. Kreu i Prokurorisë së Posaçme pranoi se çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak […] The post Aeroporti i Vlorës, Dumani: Çështja është në fazën e hetimit paraprak appeared first on Ditar.al.

Aeroporti i Vlorës, Dumani: Çështja është në fazën e hetimit paraprak

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak.

Ishte deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i cili e pyeti Dumanin se në çfarë faze janë hetimet lidhur me aeroportin e Vlorës.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme pranoi se çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë shpjegime.

“Unë nuk mund të jap… ju përmendët aerportin e Vlorës. Nuk mund të jap shpjegime apo informacione për çështje që ndodhen në fazën e hetimit paraprak.“, tha Dumani.

Më herët ai u pyet se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve të IPARD. Dumani tha se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme. Ndërkohë shtoi se kushtëzohen nga veprimet e autoriteteve të huaja

“Të garantojë që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja. Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik. Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake“- tha kreu i SPAK.

The post Aeroporti i Vlorës, Dumani: Çështja është në fazën e hetimit paraprak appeared first on Ditar.al.