Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet u karakterizuan nga pabarazia dhe abuzimi me burimet publike

Është publikuar sot progres-raporti i Komisionit Europian pët Shqipërinë. Sau takon zgjedhjeve të 11 Majit, në raport evidentohet se u identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një fushe të barabartë gare dhe abuzimin me burimet publike. “Korniza e përgjithshme lejon zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, […] The post Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet u karakterizuan nga pabarazia dhe abuzimi me burimet publike appeared first on Ditar.al.

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet u karakterizuan nga pabarazia dhe abuzimi me burimet publike

Është publikuar sot progres-raporti i Komisionit Europian pët Shqipërinë. Sau takon zgjedhjeve të 11 Majit, në raport evidentohet se u identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një fushe të barabartë gare dhe abuzimin me burimet publike.

“Korniza e përgjithshme lejon zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, të cilat pasuan një reformë të pjesshme zgjedhore, sollën mandatin e katërt radhazi për partinë në pushtet. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) / Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vunë në dukje se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të administruara profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një fushe të barabartë gare dhe abuzimin me burimet publike. Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk arriti të adresojë një numër rekomandimesh të kahershme nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore”- thuhet në raport.

Më tej nënvizohet se polarizimi politik, mungesa e dialogut të vërtetë politik dhe përplasjet midis shumicës në pushtet dhe opozitës vazhduan të ndikonin në aktivitetin e Parlamentit, ndërsa proceset e konsultimit publik mbetën të kufizuara.

Në fushën e sundimit të ligjit, BE vlerëson progresin e reformës në drejtësi, por paralajmëron se presioni politik mbi institucionet e drejtësisë mbetet shqetësues.

“Kodi Zgjedhor u ndryshua në korrik 2024 dhe në shkurt 2025, duke reflektuar pjesërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe u zbatua në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Ndryshimet mundësuan votimin nga jashtë vendit, ndryshuan sistemin e votës preferenciale, rritën kufijtë e shpenzimeve elektorale, modifikuan afatet zgjedhore dhe rregulluan kohën televizive për kandidatët. Megjithatë, nevojiten ende ndryshime të tjera për të adresuar rekomandimet e paplotësuara të OSBE/ODIHR dhe për t’u përafruar plotësisht me standardet demokratike.

Sipas vlerësimeve paraprake të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet ishin konkurruese dhe të organizuara profesionalisht, por zhvilluar në një klimë të thellë polarizimi, ku garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta. Megjithatë, kandidatët patën përgjithësisht liri veprimi në fushatë. Përdorimi i votimit nga jashtë u menaxhua mirë dhe u vlerësua si një arritje e rëndësishme elektorale.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) miratoi një strategji për hetimin e korrupsionit zgjedhor. Mekanizmi i ri i bashkërendimit midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme përmirësoi ndarjen e informacionit mbi krimet zgjedhore dhe u pa si një faktor parandalues. Që nga viti 2020 janë bërë vetëm pak ndryshime në financimin e fushatave, ndërsa rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias mbeten të pazbatuara.

Edhe pse shumica e partive politike nënshkruan një kod vullnetar sjelljeje për fushatat digjitale, disa prej tyre shpërndanë përmbajtje përçarëse, diskriminuese dhe manipuluese. Monitorimi i tyre mbeti i kufizuar dhe joefektiv.

U vunë re gjithashtu zhvillime shqetësuese, si përfitimi i partisë në pushtet nga përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi i rrjeteve klienteliste”, thuhet në raport.

The post Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet u karakterizuan nga pabarazia dhe abuzimi me burimet publike appeared first on Ditar.al.