Afganistani dhe Pakistani ulen në tryezë bisedimesh në Doha

Një delegacion i lartë nga Afganistani mbërriti në Doha të shtunën për bisedime paqeje me Pakistanin, tha një zëdhënës i qeverisë afgane. Takimi u  organizua pasi të dyja vendet ranë në ujdi ta zgjasin armëpushimin pas përplasjesh të ashpra në kufi. “Siç ishte premtuar, sot do të zhvillohen bisedimet me palën pakistaneze në Doha”, tha […] The post Afganistani dhe Pakistani ulen në tryezë bisedimesh në Doha appeared first on ATV.

Afganistani dhe Pakistani ulen në tryezë bisedimesh në Doha

Një delegacion i lartë nga Afganistani mbërriti në Doha të shtunën për bisedime paqeje me Pakistanin, tha një zëdhënës i qeverisë afgane. Takimi u  organizua pasi të dyja vendet ranë në ujdi ta zgjasin armëpushimin pas përplasjesh të ashpra në kufi.

“Siç ishte premtuar, sot do të zhvillohen bisedimet me palën pakistaneze në Doha”, tha Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke shtuar se delegacioni afgan udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Mullah Muhammad Yaqoob.

Një delegacion pakistanez ndodhej që të premten në kryeqytetin e Katarit dhe pritej të bashkohej me zyrtarë të tjerë të lartë, sipas disa burimeve qeveritare dhe të sigurisë që folën për agjencinë Reuters.

Qeveria pakistaneze ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedime. Ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme në Pakistan nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Të premten, Afganistani dhe Pakistani ranë dakord të zgjasin armëpushimin 48-orësh për kohën sa zgjasin bisedimet në Doha, sipas burimeve. Kjo përpjekje vjen pas përleshjeve të dhunshme që vranë dhjetëra persona dhe plagosën qindra të tjerë gjatë javës së fundit – dhuna më e madhe mes dy vendeve që prej marrjes së pushtetit nga talebanët në Kabul në vitin 2021.

Luftimet tokësore të ashpra dhe sulmet ajrore pakistaneze përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë u nxitën pasi Pakistani kërkoi nga Afganistani që të ndalojë militantët që, sipas tij, veprojnë nga brenda territorit afgan dhe kryejnë sulme në Pakistan.

The post Afganistani dhe Pakistani ulen në tryezë bisedimesh në Doha appeared first on ATV.