Merdarë: Shtetasi i huaj prezanton sigurime të falsifikuara, ia konfiskon policia
Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdarës, i cili dyshohet se ka prezantuar dy polica sigurimi të falsifikuara. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për t’u paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë. “Njësitë policore pas kanë ndaluar automjetin-kamion me


Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdarës, i cili dyshohet se ka prezantuar dy polica sigurimi të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për t’u paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë.
“Njësitë policore pas kanë ndaluar automjetin-kamion me rimorkio, me targa të huaja, me drejtues të dyshuarin shtetas të huaj i cili ka prezantuar dy polica sigurimi të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit për tu paraqitur në prokurorinë kompetente në Prishtinë”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

