Aksident në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, rrokulliset kamioni pas përplasjes me dy vetura
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë mes një kamioni dhe dy veturave. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Dy persona kanë pësuar lëndime. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor


Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë mes një kamioni dhe dy veturave.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Dy persona kanë pësuar lëndime.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti.


