Punëtori edukative në Gostivar: “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?”

Në hapësirat e Qendrës për Kulturë në Gostivar, u mbajt punëtoria edukative me temë “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?”, me pjesëmarrjen e nxënësve të SHMK “Gostivar”. Në The post Punëtori edukative në Gostivar: “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Punëtori edukative në Gostivar: “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?”

Në hapësirat e Qendrës për Kulturë në Gostivar, u mbajt punëtoria edukative me temë “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?”, me pjesëmarrjen e nxënësve të SHMK “Gostivar”.

Në këtë aktivitet, Mr. Teuta Osmani, këshilltare bibliotekiste, foli mbi rëndësinë e librit dikur dhe sot, rolin e bibliotekës së qytetit dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në raport me librin dhe leximin.

Ndërsa Mr. Alije Aliji, psikologe klinike, theksoi aspektin psikologjik të leximit, duke sqaruar se librat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin personal, forcimin e mendimit kritik dhe përmirësimin e aftësive njohëse.

Sipas koordinatorit të projektit, Semir Aliji, qëllimi i punëtorisë ishte të nxitej te të rinjtë dashuria për librin dhe të ndërtohej një kulturë leximi të përhershme, si dhe të kuptohej lidhja mes leximit dhe zhvillimit personal.

Ky aktivitet u realizua me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gazeta Flaka

The post Punëtori edukative në Gostivar: “Pse librat janë miqtë tanë më të mirë?” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .