Aktorja Delinda Disha i futet politikës, kandidon për kryetare bashkie në Tepelenë
Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha, do të jetë kandidate e pavarur për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen me datë 9 nëntor. Ka qenë aktorja, e cila në një postim në rrjete sociale, ka njoftuar se do të garojë në Bashkinë e Tepelenës. “Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj […] The post Aktorja Delinda Disha i futet politikës, kandidon për kryetare bashkie në Tepelenë appeared first on Ditar.al.
Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha, do të jetë kandidate e pavarur për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen me datë 9 nëntor.
Ka qenë aktorja, e cila në një postim në rrjete sociale, ka njoftuar se do të garojë në Bashkinë e Tepelenës.
“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.
Kujtojmë se për Bashkinë e Tepelenës, në garë janë Gramos Sako nga Partia Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat që është mbështetur nga Partia Demokratike.
Disha bëhet kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

The post Aktorja Delinda Disha i futet politikës, kandidon për kryetare bashkie në Tepelenë appeared first on Ditar.al.