AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia
25 ton misër që vinte nga Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër. Bllokimi i kamionit që po transportonte këtë sasi të madhe u bë në doganën e Hanit të Hotit. Shkak për bllokimin është bërë prania e aplatoxinës B në misër, e cila ka qenë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. […] The post AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia appeared first on Ditar.al.
25 ton misër që vinte nga Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.
Bllokimi i kamionit që po transportonte këtë sasi të madhe u bë në doganën e Hanit të Hotit.
Shkak për bllokimin është bërë prania e aplatoxinës B në misër, e cila ka qenë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.
Destinacioni final i kësaj ngarkese ka qenë Elbasani, por pas pranisë së kimikateve është bllokuar nga AKU.
Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.
Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.
The post AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia appeared first on Ditar.al.
