Ali Ahmeti e nis vizitën në Tiranë me takim në Predidencë me presidentin Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në prag të protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, The post Ali Ahmeti e nis vizitën në Tiranë me takim në Predidencë me presidentin Bajram Begaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ali Ahmeti e nis vizitën në Tiranë me takim në Predidencë me presidentin Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në prag të protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, që po mbahet në Tiranë.

“Sot në Tiranë, para fillimit të protestës gjithëkombëtare ‘Drejtësi për Çlirimtarët’, pata kënaqësinë të pritem në një takim të ngrohtë e vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, bashkëbisedimi u përqendrua në zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe në rolet e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut luajnë për paqen dhe stabilitetin ndërfqinjor.

“E përgëzova Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces”, theksoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së nënvizoi se “rruga drejt Brukselit është rrugëtim strategjik kombëtar, që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal”, duke shtuar se të dyja vendet duhet të ecin “krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Në takim, siç theksoi Ahmeti, u vu në dukje edhe rëndësia e “forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së kufijve që ndajnë vëllezërit e një gjaku, të cilët në Evropën e bashkuar duhet të shndërrohen në ura që bashkojnë popujt.” Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti e nis vizitën në Tiranë me takim në Predidencë me presidentin Bajram Begaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .