Kamioni Mediatik i Ballkanit do të jetë edhe nesër në Gostivar: Të rinjtë sot u informuan mbi njohjen e dezinformatave

Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck) sot ishte në Gostivar dhe po në këtë qytet do të jetë edhe nesër, ndërsa dje arriti në Maqedoni. Dita e parë në Gostivar kaloi në atmosferë të mirë dhe iniciativës iu bashkuan shumë të rinj e nxënës, ku u njohën me dezinformatat dhe edukimin mediatik, njofton Portalb.mk. […]

Kamioni Mediatik i Ballkanit do të jetë edhe nesër në Gostivar: Të rinjtë sot u informuan mbi njohjen e dezinformatave
Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Portalb.mk

Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck) sot ishte në Gostivar dhe po në këtë qytet do të jetë edhe nesër, ndërsa dje arriti në Maqedoni. Dita e parë në Gostivar kaloi në atmosferë të mirë dhe iniciativës iu bashkuan shumë të rinj e nxënës, ku u njohën me dezinformatat dhe edukimin mediatik, njofton Portalb.mk.

“Dita e parë e #BalkanNewsTruck në Gostivar kaloi në atmosferë e mrekullueshme! Nxënës, të rinj dhe qytetarë u bashkuan në lojërat dhe bisedat rreth asaj se si të njohim dezinformatat dhe se si edukimi mediatik na ndihmon të kuptojmë më mirë atë që lexojmë, shikojmë dhe ndajmë çdo ditë. Nëse jeni në Gostivar, mos e humbisni rastin – edhe nesër (7 nëntor) do të jemi në parkingun përpara gjimnazit ShM “Gostivar” nga ora 10:00 deri në 15:00! Ejani, bashkohuni me ne dhe mësoni se si të zbuloni “superfuqinë” tuaj për njohjen e dezinformimit – në mënyrë argëtuese dhe interaktive!”, thonë nga Fondacioni Metamorfozis.

Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Portalb.mk
Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Portalb.mk

Pas turneut emocionues në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Balkan News Truck vazhdon udhëtimin e tij dhe këtë herë do të ndalet edhe në Manastir, Shtip dhe Shkup.

Kamioni Mediatik i Ballkanit më 3 dhe 4 nëntor ishte në Manastir (Shirok Sokak, përballë kafe-barit Jagoda), më 6 dhe 7 nëntor në  Gostivar (parkingu para gjimnazit Gjimnazi SOUE Gostivar), më 10 dhe 11 nëntor në Shtip – te Sheshi i Qytetit dhe në Shkup më 13 dhe 14 nëntor.

Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Portalb.mk
Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Portalb.mk

Balkan News Truck është një platformë udhëtuese që hulumton lajmet, imazhet dhe mendimin kritik. Në secilën ndalesë, kamioni do të vendoset në hapësira qendrore publike, duke ofruar projeksione, kuize dhe biseda me publikun se si krijohet informacioni, si shpërndahet dhe si e përjetojmë atë. Ngjarja paraqet mundësi për qytetarët të mblidhen, të shkëmbejnë mendime dhe t’i shohin lajmet nga një këndvështrim tjetër — me qëllim që të nxitet mendimi kritik, edukimi mediatik dhe dialogu i hapur për rolin dhe ndikimin e informacionit në jetën e përditshme.

Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Fondacioni Metamorfozis
Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), Foto: Fondacioni Metamorfozis

Ngjarjet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë. Për më shumë informacione rreth programit, folësve dhe lokacioneve këtu: https://balkan-voices.com/BALKAN-NEWS-TRUCK/.

Turneu i Maqedonisë i Balkan News Truck është pjesë e para-programit të Ditëve të Edukimit Mediatik, që do të mbahen nga 17 deri më 24 nëntor, 2025.

 Nga shtatori deri në nëntor 2025, në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, Kamioni Mediatik i Ballkanit viziton 20 qytete, duke u ofruar qytetarëve, veçanërisht të rinjve, kuize interaktive, diskutime, punëtori dhe projeksione me video. Qëllimi i tij është të hulumtojë rolin e informatave në shoqërinë bashkëkohore dhe të forcojë rezistencën e qytetarëve ndaj dezinformatave dhe manipulimeve. Në Maqedoninë e Veriut, turneu do të realizohet në periudhën midis 2 dhe 15 nëntorit, me vizita në Manastir, Gostivar, Shtip dhe Shkup si pjesë e para-programit të Ditëve të Edukimit Mediatik (17-24 nëntor 2025).

Balkan News Truck është një iniciativë e zbatuar nga CFI – Agjencia Franceze për Zhvillimin e Mediave në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, me mbështetjen e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës, në kuadër të projektit Shared Horizons.