Ali Ahmeti: Në Garanë të Kërçovës u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i krenarisë kombëtare
Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut. Në një postim në Facebooj, Ahmeti tha se kjo shtatore është simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare. “Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën


Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut.
Në një postim në Facebooj, Ahmeti tha se kjo shtatore është simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
“Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu”, ka thënë Ahmeti.
I njëjti ka theksuar se gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, “një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj”.
“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tone”. /Klankosova.tv

