Altin Dumani pyetet për Ballukun: Asnjë koment për çështje në hetim, prokurori Prençi ka mbështetjen time
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga deputetët e opozitës lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila këtë të hënë duhej të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, por aktualisht ndodhet në Rumani për një takim me ministrat e energjisë të disa vendeve të BE. Dumani tha […] The post Altin Dumani pyetet për Ballukun: Asnjë koment për çështje në hetim, prokurori Prençi ka mbështetjen time appeared first on Ditar.al.
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga deputetët e opozitës lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila këtë të hënë duhej të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, por aktualisht ndodhet në Rumani për një takim me ministrat e energjisë të disa vendeve të BE.
Dumani tha se për çështje nën hetim nuk mund të jap asnjë koment ndërsa lidhur me presionet që i janë bërë prokurorit Dritan Prençi, ky i fundit tha Dumani, por dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë mbështetjen e tij si drejtues i SPAK, ndërsa theksoi se ai ka gjithë mbështetjen e tij për hetimin e çdo rasti dhe çështje.
Pyetje: Në media është raportuar për presion nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prenci lidhur me një çështje që përfshin zv/kryeminsitren Balluku. A ju ka njoftuar prokuroi mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë? E thotë Balluku kudo ku shkel, në fushatë mbledh vota duke ofruar mbrojtje nga SPAK në emrin tuaj
Dumani: Për çështje në hetim s’kam për të dhënë asnjë koment. Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time dhe përkrahjen time si prokurorë të posaçëm. S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit të tim ka mbështetjen time dhe solidaritetin tim në hetimin e çdo çështje dhe siç thashë jo vetëm Prençi.
The post Altin Dumani pyetet për Ballukun: Asnjë koment për çështje në hetim, prokurori Prençi ka mbështetjen time appeared first on Ditar.al.
