Ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Së fundmi, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një njoftim sa i përket vizave për të udhëtuar drejt shtetit amerikan, përcjell albinfo.ch. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale qytetarët udhëzohen që të mos mbështeten në agjenci për të siguruar viza, pasi kjo mund të ndikojë në refuzim. Burimi i vetëm zyrtar për të […] The post Ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë appeared first on Albinfo.

Ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Së fundmi, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një njoftim sa i përket vizave për të udhëtuar drejt shtetit amerikan, përcjell albinfo.ch.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale qytetarët udhëzohen që të mos mbështeten në agjenci për të siguruar viza, pasi kjo mund të ndikojë në refuzim.

Burimi i vetëm zyrtar për të siguruar vizë është vetë ambasada, ku mund të mbrohen të dhënat dhe të kursehen më shumë para, transmeton tch, përcjell KosovaPress.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”.

The post Ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë appeared first on Albinfo.