Ambasada gjermane kërkon që sot të mbahet fokusi te Procesi i Berlinit: I shërben interesave të BE e MB
Me frazën e famshme “Londra Calling” ambasada gjermane në Kosovë kërkoi që sot fokusi të mbahet te samiti i Procesit të Berlinit që sivjet po mbahet në Londër. Atje janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët dje janë pritur nga Mbreti Charles dhe kryeministri britanik Keir Starmer. Ambasada gjermane tha se qëllimet që ky


Me frazën e famshme “Londra Calling” ambasada gjermane në Kosovë kërkoi që sot fokusi të mbahet te samiti i Procesit të Berlinit që sivjet po mbahet në Londër.
Atje janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët dje janë pritur nga Mbreti Charles dhe kryeministri britanik Keir Starmer.
Ambasada gjermane tha se qëllimet që ky proces synon të arrijë janë në interes edhe të BE-së edhe të Mbretërisë së Bashkuar.
“Fokusi ynë është aktualisht në Londër, ku udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor takohen sot për ngjarjen e fundit të Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit. Bashkëpunimi i ngushtë në këto fusha jo vetëm që forcon çdo vend në rajon, por gjithashtu i shërben interesave të përbashkëta të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Europë e sigurt”, tha ndër të tjera ambasada.
Komunikata e plotë:
Londra thërret!
Sot shënohet Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit në Londër!
Pas një viti përgatitjesh intensive, numërimi mbrapsht ka filluar – për një vrull të ri, rezultate të prekshme dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Europë.
I iniciuar nga Gjermania në vitin 2014, Procesi i Berlinit ka një qëllim të qartë: të mbështesë aspiratat e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin midis tyre. Ai sjell përmirësime të dukshme në jetën e njerëzve me ndikim të menjëhershëm, siç është heqja e tarifave të roaming ose marrëveshjet e për lëvizje të lirë që mundësojnë udhëtimin ndërkufitar dhe njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe akademike.
Procesi i Berlinit promovon reforma thelbësore për anëtarësimin në BE, jo si një qëllim në vetvete, por si një mjet për të forcuar sundimin e ligjit, demokracinë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfituar drejtpërdrejt shoqëria. Një BE e fortë është jetike: stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor janë të domosdoshme për sigurinë dhe prosperitetin në Europë.
Fokusi ynë është aktualisht në Londër, ku udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor takohen sot për ngjarjen e fundit të Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit.
Bashkëpunimi i ngushtë në këto fusha jo vetëm që forcon çdo vend në rajon, por gjithashtu i shërben interesave të përbashkëta të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Evropë e sigurt.