Kurti u bën thirrje aleatëve: Duhet t’i bindni 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën
Një ditë pas njohjes nga Siria, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje vendeve aleate t’i bindin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë. Pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja. Megjithatë
 
                                

Një ditë pas njohjes nga Siria, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje vendeve aleate t’i bindin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë. Pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.
Megjithatë, Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, tha se po punojnë në mënyrë dypalëshe me këto vende, por se ka vetëm pjesërisht përparime. Ai përmendi ngritjen e statusit të Zyrës së Kosovës në Greqi, si dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja. Përkitazi me këtë, Kurti nënvizoi se këto vende mos njohëse nuk e kundërshtojnë rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Krahas kësaj, Kurti, në kuadër të diskutimit “Paqe-ruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”, organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, theksoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi. Sipas tij, “së pari, është histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake dhe humanitare të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe, së dyti, si shtet ku zhvillimi dhe demokracia ecin krah për krah njëra-tjetrës”./Kosovapress/
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  