Amerikës i “ikën” zëri/ Mbyllet VOA dhe Radio e Lirë. Vendim i presidentit Trump

Donald Trump mbyll Zerin e Amerikës dhe Radion Europa e Lirë. Pas cmontimit të dhjetëra Agjencive Federale  Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv per mbylljen e Shtate Agjencive Federale ku mes tyre edhe per  Agjencine e Shteteve te Bashkuara per Median Globale qe ishte kompania meme e Zeri te Aemrikes [...]Read More...

Amerikës i “ikën” zëri/ Mbyllet VOA dhe Radio e Lirë. Vendim i presidentit Trump

Donald Trump mbyll Zerin e Amerikës dhe Radion Europa e Lirë. Pas cmontimit të dhjetëra Agjencive Federale  Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv per mbylljen e Shtate Agjencive Federale ku mes tyre edhe per  Agjencine e Shteteve te Bashkuara per Median Globale qe ishte kompania meme e Zeri te Aemrikes si edhe e Radios Europa e Lire.

Të gjithë punonjësit e Zerit te Amerikes raportohet se kanë marrë emaile ku njoftohen se janë vënë në pushim administrativ dhe askush nuk u lejua ne zyrat e instucionit .  Seksionet  e Zerit te Amerikes ne mbare boten ku mes tyre edhe ai Shqiptar nuk dolen ne transmetim kete te shtune. Lëvizja vjen pasi Administrata Trump njoftoi se Zëri i Amerikës nuk mund të jete nje institucion shteteror qe ka  varësi për marrjen e pamjeve nga Agjencitë e Lajmeve Reuters, Associated Press apo Agjencia Franceze e Shtypit duke arsyetuar se Zëri i Amerikës duhe të prodhojë vetë produktin e tyre mediatik.  Në një mesazh që konfirmoi lajmin, ish drejtori I Zërit të Amerikës për EuroAzinë Gazetari Elez Biberaj shkroi në FaceBook se në Emër të reduktimit të Burokracisë Federale, Zeri I Amerikës heshti sot për miliona teleshikues dhe lexues në mbarë Globin ndërsa tha se kjo media ka qenë një force jetike në promovimin e idealeve demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Elezit mbyllja e Zerit të Amerikës po dëmton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe po I bën këti vendi atë që nuk mund t’ia bënte asnjëri prej armiqëve të tij.

Mbi mbylljen e zërit të Amerikës reagoi edhe kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha i cili tha se akti i Trump nuk është një akt censure ndërsa nuk nguroi të hiqte një paralele me Radio Televizionin Publik shqiptar duke thënë se edhe RTSH mund të mbyllej nesër por kjo sdo të thotë asgje.

Zëri i Amerikës është organizata më e madhe mediatike ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara e pranishme në 45 gjuhë të ndryshme në mbarë botën. Kjo organizatë financohej nga taksa paguesit amerikan në Kuadër të Agjencisë Amerikane për Median Globale.  Për herë të parë në formatin radio, Zëri i Amerikës filloi të transmetojë më 1 shkurt të vitit 1942, rreth dy muaj pasi forcat japoneze bombarduan bazën Pearl Harbor dhe Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore. Në 13 maj të vitit 1943, një vit pas themelimit Zëri I Amerikës foli për here të parë Shqip ndërsa bota ishte e përfshirë në luftën e dytë botërore. Emisionet në Shqip u ndërprenë në vitin 1945 dhe u rihapën sërisht në muajin maj të vitit 1951 ndërsa bota u përball me një tjetër luftë, në atë që hyri në Histori si lufta e Ftohtë.

Zeri i amerikes ishte nje faktor i rendesishem ne nderrimin e regjimeve dhe ne momente delikate te zhvllimeve politike ne vend, si nje ze i unifikuar i Washingtonit per qendrime ndaj shqiperise. Por me kalimin e viteve dhe me zhvillimin e mediave shqiptare,  Zeri I Amerikes ruajti vetem ekskluzivitetin e intervistave me ambasadoret dhe te derguarit amerikane ne rajon. Ndonese mbyllja e saj, duket nuk erdhi nga renia e audiences, sesa nga logjika e re e hekurt e presidentit trump ne mandatin e tij te dyte./abcnews.al