Analiza e gjakut mund të zbulojë 50 lloje kanceri
Një analizë gjaku për më shumë se 50 lloje kanceri mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnozës, sipas një studimi të ri, ka publikuar BBC. Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh, nga të cilat tre të katërtat nuk kanë asnjë […] The post Analiza e gjakut mund të zbulojë 50 lloje kanceri appeared first on Konica.al.

Një analizë gjaku për më shumë se 50 lloje kanceri mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnozës, sipas një studimi të ri, ka publikuar BBC.
Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh, nga të cilat tre të katërtat nuk kanë asnjë formë të programit të shqyrtimit. Më shumë se gjysma e kancereve u zbuluan në një fazë të hershme, ku ato janë më të lehta për t’u trajtuar dhe potencialisht të shërueshme.
Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht po testohet nga NHS.
Në studimin u përfshinë 25,000 të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, ku pothuajse një në 100 prej tyre morën një rezultat pozitiv. Për 62% të këtyre rasteve, kanceri u konfirmua më vonë.
Hulumtuesja kryesore, Dr. Nima Nabavizadeh, profesoreshë e asociuar e mjekësisë rrezatuese në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregonin, tha se të dhënat treguan se testi mund të “ndryshojë rrënjësisht” qasjen e tyre ndaj shqyrtimit të kancerit.
The post Analiza e gjakut mund të zbulojë 50 lloje kanceri appeared first on Konica.al.