Model gjerman, por mjeke shqiptare dhe risi: në Gjermani!

Një formë e re e kujdesit psikiatrik që po zgjerohet me sukses në Gjermani, po u jep mundësi pacientëve, të trajtohen në ambientin e tyre familjar, pa pasur nevojë për shtrim të plotë në spital. Quhet stationsäquivalente Behandlung (StäB) – trajtim stacionar i barasvlershëm – dhe është tashmë pjesë e praktikës mjekësore në klinikën LWL […] The post Model gjerman, por mjeke shqiptare dhe risi: në Gjermani! appeared first on Konica.al.

Model gjerman, por mjeke shqiptare dhe risi: në Gjermani!

Një formë e re e kujdesit psikiatrik që po zgjerohet me sukses në Gjermani, po u jep mundësi pacientëve, të trajtohen në ambientin e tyre familjar, pa pasur nevojë për shtrim të plotë në spital. Quhet stationsäquivalente Behandlung (StäB) – trajtim stacionar i barasvlershëm – dhe është tashmë pjesë e praktikës mjekësore në klinikën LWL të Gütersloh-it – shkruan gjermania, Die Glocke ( https://www.die-glocke.de/kreis-guetersloh/guetersloh/artikel/wochenbettdepression-lwl-baut-angebot-fuer-muetter-aus-1762272007).

Një rol të rëndësishëm në këtë program ka mjekja shqiptare Anisa Mima, specialiste psikiatrie, e cila ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij modeli dhe tashmë mban titullin Oberärztin (mjeke e lartë drejtuese).

Sipas mjekëve të klinikës, StäB u ofron pacientëve mundësinë që të marrin çdo ditë, trajtim psikiatrik në shtëpi, nga ekipe të përbëra nga mjekë, psikologë, infermierë, punonjës socialë dhe terapistë. Çdo pacient vizitohet çdo ditë, ndërsa në dispozicion është edhe një shërbim emergjence 24-orësh.

“Pacientët ndihen më të sigurt dhe më të kuptuar, kur trajtohen në ambientin e tyre, pranë njerëzve të dashur,” – shpjegon dr. Anisa Mima. – “Kur është e mundur, përfshijmë edhe familjarët, apo persona të afërt në procesin terapeutik. Kjo, shpesh ndihmon në shërim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm.”

Modeli i trajtimit në shtëpi, i nisur në vitin 2022, ka dhënë rezultate shumë pozitive dhe po zgjerohet me ritme të shpejta. Aktualisht, në klinikën e Gütersloh-it janë 15 vende trajtimi, ndërsa së shpejti, kapacitetet do të dyfishohen me 10 vende të reja, në qytetin Halle dhe 5 të tjera, në vetë Gütersloh.

Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekes shqiptare, Anisa Mima dhe ekipit të saj, ky model i trajtimit psikiatrik po kthehet në një histori suksesi që tregon se, kujdesi ndaj shëndetit mendor mund të jetë më njerëzor, më afër pacientit dhe më efektiv.

 

The post Model gjerman, por mjeke shqiptare dhe risi: në Gjermani! appeared first on Konica.al.