Ankesat e Veliajt, Avokatja e Popullit takon kryebashkiakun në paraburgimin e Durrësit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prenci dhe Besnik Dedja, vizituan paraditen e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Vizita vjen pas disa ankesave që kryebashkiaku i Tiranës, në burg prej 8 muajsh kishte adresuar pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Avokatja e Popullit kishte […] The post Ankesat e Veliajt, Avokatja e Popullit takon kryebashkiakun në paraburgimin e Durrësit appeared first on Ditar.al.

Ankesat e Veliajt, Avokatja e Popullit takon kryebashkiakun në paraburgimin e Durrësit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prenci dhe Besnik Dedja, vizituan paraditen e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Vizita vjen pas disa ankesave që kryebashkiaku i Tiranës, në burg prej 8 muajsh kishte adresuar pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokatja e Popullit kishte parashikuar edhe një takim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, pas një kërkese urgjente të paraqitur nga ky i fundit.

Mësohet se takimi i Ballancës me ish-ministrin që ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve nuk u realizua, pasi Koka ndodhet në spital, për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se tre muaj më parë, Veliaj ishte ankuar në lidhje me shoqërimin e tij me forca të shumta policie drejt spitalit ku ai bëri disa kontrolle.

Sipas kryebashkiakut, i cili ndodhet në burg për disa akuza, ky lloj shoqërimi ka qenë diskriminues dhe jo proporcional.

The post Ankesat e Veliajt, Avokatja e Popullit takon kryebashkiakun në paraburgimin e Durrësit appeared first on Ditar.al.