Apeli i GJKKO urdhëron SPAK: Nisni hetimet ndaj kryebashkiakes socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa

Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të nisë hetimet për kryebashkiaken socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa, pas kallëzimit të një qytetari për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.  Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime […] The post Apeli i GJKKO urdhëron SPAK: Nisni hetimet ndaj kryebashkiakes socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa appeared first on Ditar.al.

Apeli i GJKKO urdhëron SPAK: Nisni hetimet ndaj kryebashkiakes socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa

Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të nisë hetimet për kryebashkiaken socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa, pas kallëzimit të një qytetari për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. 

Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga ajo dhe Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Sefa. 

Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Apeli i GJKKO vendosi ndryshimin e vendimit Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

Rasti 2 i konsumimit të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” konsiston: SPAK i ka kërkuar bashkisë Lushnje të gjithe praktikën e dhënies me qira të ambientit, por Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar të plotë.

Sipas kallëzuesit, kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar SPAK-ut qëllimisht këto dy shkresa, pasi janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal për procedurën e falsifikuar.

Njoftimi i gjykatës: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.

U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.

The post Apeli i GJKKO urdhëron SPAK: Nisni hetimet ndaj kryebashkiakes socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa appeared first on Ditar.al.