Arifi: PDK e LDK s’e kanë luksin të shohin e të presin se si Kurti e zhbën shtetin e Kosovës, historia s’do t’ua falte

Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka thënë se për PDK-në dhe LDK-në shkuarja në opozitë do të ishte një garancë që do të konsolidoheshin dhe se njëra prej tyre do të fitonte zgjedhjet e ardhshme. Arifi ka shkruar se do të ishte një fitore politike për opozitën për të parë se si do të dështojë lideri i

Arifi: PDK e LDK s’e kanë luksin të shohin e të presin se si Kurti e zhbën shtetin e Kosovës, historia s’do t’ua falte

Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka thënë se për PDK-në dhe LDK-në shkuarja në opozitë do të ishte një garancë që do të konsolidoheshin dhe se njëra prej tyre do të fitonte zgjedhjet e ardhshme. Arifi ka shkruar se do të ishte një fitore politike për opozitën për të parë se si do të dështojë lideri i VV-së, Albin Kurti, sidomos me zgjedhjet lokale që do të mbahen në Veri në tetor të këtij viti.

Megjithatë Arifi thotë e as PDK e as LDK nuk e kanë luksin që të shikojnë dhe të presin se si kryeministri Albin Kurti e zhbën shtetin e Kosovës. Arifi shkruan se një gjë të tillë s’do t’ua falte historia.

Postimi i plotë:

Si për PDK-në, ashtu edhe për LDK-në, shkuarja në opozitë do të ishte një garance se në zgjedhjet e ardhshme njëra prej tyre do t’i fitonte zgjedhjet. Asnjëra prej tyre nuk ka nevojë për pushtet të domosdoshëm, dhe me numrat që kanë, i plotësojnë të gjithë parametrat për të vazhduar konsolidimin e tyre.

Do të ishte një fitore e plotë politike për opozitën të shihte sesi rrënohet kulla e mashtrimit e Albin Kurtit dhe LVV-së, veçanërisht kur në tetor mbahen zgjedhjet lokale dhe serbët në komunat veriore kthehen në pozitat udhëheqëse të këtyre komunave. Do të ishte vërtet interesante të shihej sesi Kurti, me “parimet” e tij, do të përballej me SHBA-në e Trumpit dhe një BE të përqendruar në kërkesat që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj – qoftë ato të marra gjatë kohës së Thaçit, qoftë ato gjatë kohës së Kurtit.

Fatkeqësisht, as PDK-ja e as LDK-ja nuk e kanë këtë luks që të shikojnë e të presin sesi Albin Kurti e zhbën shtetin e Kosovës. Historia nuk do t’ua falte.