Arrestime në Parlamentin Europian/ Hetime për korrupsion, Huawei dyshohet se ka dhënë rryshfet

Prokuroria Federale belge ka arrestuar disa persona në kuadër të një hetimi për korrupsion në Parlamentin Europian, mes akuzave se kompania kineze Huawei ka dhënë ryshfet për të ndikuar në politikat tregtare të Bashkimit Europian. Sipas një deklarate të prokurorisë, rreth 100 oficerë federalë kanë kryer 21 kontrolle në Bruksel dhe Portugali. Të dyshuarit janë [...]Read More...

Arrestime në Parlamentin Europian/ Hetime për korrupsion, Huawei dyshohet se ka dhënë rryshfet

Prokuroria Federale belge ka arrestuar disa persona në kuadër të një hetimi për korrupsion në Parlamentin Europian, mes akuzave se kompania kineze Huawei ka dhënë ryshfet për të ndikuar në politikat tregtare të Bashkimit Europian.

Sipas një deklarate të prokurorisë, rreth 100 oficerë federalë kanë kryer 21 kontrolle në Bruksel dhe Portugali. Të dyshuarit janë marrë në pyetje për përfshirjen e tyre të mundshme në korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Gazeta belge Le Soir dhe media të tjera investigative raportojnë se persona që punojnë për Huawei kanë dhënë ryshfet ndaj eurodeputetëve aktualë ose ish-anëtarëve të Parlamentit Europian për të promovuar interesat e kompanisë në Europë. Prokuroria belge nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Huawei-t në deklaratën e saj, por sqaroi se korrupsioni dyshohet se është kryer në mënyrë të rregullt dhe të fshehtë që nga viti 2021 deri më sot.

Sipas autoriteteve, ryshfeti ka qene i forma të ndryshme, duke përfshirë pagesa për qëndrime politike të favorshme, dhurata luksoze, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe bileta të shpeshta për ndeshje futbolli. Prokuroria po heton gjithashtu nëse këto pagesa janë kamufluar si shpenzime biznesi apo janë bërë përmes palëve të treta për të fshehur gjurmët e tyre. Gjatë kontrolleve policore, janë sekuestruar dokumente dhe materiale të ndryshme që mund të shërbejnë si prova në hetim. Përfaqësuesit e Huawei-t në Bruksel nuk kanë pranuar të komentojnë mbi zhvillimet me te fundit.

Ky është skandali i dytë madhor i korrupsionit që godet Parlamentin Europian brenda tre viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2022, një hetim tjetër zbuloi se zyrtarë të Katarit kishin dhënë ryshfet për të ndikuar në qëndrimet e eurodeputetëve mbi të drejtat e punëtorëve në prag të Kupës së Botës. Ky skandal tronditi besueshmërinë e institucionit, duke vënë në dyshim integritetin e vendimmarrjes së tij. Sipas platformës investigative Follow The Money, një nga të dyshuarit kryesorë në hetimin e fundit është Valerio Ottati, një person me nentetesi te dyfishte belge-italiane. 41-vjeçar, i cili iu bashkua Huawei-t në vitin 2019 dyshohet se ka lobuar brenda Parlamentit Europian per kompanine kineze. Para kësaj, ai kishte punuar si asistent për dy eurodeputetë italianë që ishin pjesë e një grupi të Parlamentit Europian të fokusuar në politikat ndaj Kinës.

Parlamenti Europian ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet gjyqësore. Brukseli ka theksuar shpesh here rrezikun qe ekziston nga kompania kineze Huawei per shkak te kontrollit te saj nga Pekini dhe mundesise se vjedhjes se te dhenave kritike te qytetareve europiane./abcnews.al