Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën katër persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor. M.P. (20), L.K. (22), A.S. (23) dhe B.D. (29) dyshohen për përfshirje në një rast përleshjeje që ndodhi të hënën në një kafene në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën katër persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.
M.P. (20), L.K. (22), A.S. (23) dhe B.D. (29) dyshohen për përfshirje në një rast përleshjeje që ndodhi të hënën në një kafene në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e përleshjes u lënduan dy persona.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë ata. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshjeje që ka ndodhur më datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën ‘Xhon Kenedi’, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshjeje, të lënduar kanë mbetur viktimat 33-vjeçar dhe 27-vjeçare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.