Arrestohet në Dubai Altin Sinomati, pagoi 150 mijë euro për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali
Altin Sinomati, i dyshuar se porositi vrasjen e Selavdi Shehajt, është arrestuar nga autoritetet në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh. Ngjarja ndodhi në 20 Shtator 2020, ku Shehaj u ekzekutua në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës nga Raul Esteban Calderon. Ky i fundit mori 150 mijë euro […] The post Arrestohet në Dubai Altin Sinomati, pagoi 150 mijë euro për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali appeared first on Ditar.al.

Altin Sinomati, i dyshuar se porositi vrasjen e Selavdi Shehajt, është arrestuar nga autoritetet në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh.
Ngjarja ndodhi në 20 Shtator 2020, ku Shehaj u ekzekutua në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës nga Raul Esteban Calderon. Ky i fundit mori 150 mijë euro në dorë nga Sinomati për vrasjen që do të kryente.
Raul Esteban Calderon dhe Giuseppe Molisso si bashkëpunëtor janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkohë që për Sinomatin ka patur edhe një çështje tjetër penale të hapur.
Ai akuzohet si pjesëtar i një prej bandave kryesore që furnizonte me kokainë Italinë, por që u godit nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Romës në një operacion të kryer më 18 mars 2025.
Sinomati arriti t’i shpëtonte arrestimit, por autoritetet e lokalizuan dhe mundën ta arrestonin në Dubai, atje ku kishte zhvendosur bazën e tij.
The post Arrestohet në Dubai Altin Sinomati, pagoi 150 mijë euro për vrasjen e Selavdi Shehajt në Itali appeared first on Ditar.al.