Arrestohet për marrje ryshfeti një mjek në Vushtrri
Një mjek në Vushtrri, me iniciale A.V., është arrestuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa-mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”. Sipas komunikatës zyrtare, i njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime […] The post Arrestohet për marrje ryshfeti një mjek në Vushtrri appeared first on ATV.
Një mjek në Vushtrri, me iniciale A.V., është arrestuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa-mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas komunikatës zyrtare, i njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
Me vendim të prokurorit, A.V. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
The post Arrestohet për marrje ryshfeti një mjek në Vushtrri appeared first on ATV.
