Asamblistëve të VV iu qeshin fytyrat në Kuvend Komunal të Prishtinës, Sveçla: Ku është Përparim Rama, a po dihet?

Asamblistëve të VV iu qeshin fytyrat në Kuvend Komunal të Prishtinës, Sveçla: Ku është Përparim Rama, a po dihet?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Avokati i tij, Artan Qerkini, derisa po hynte bashkë me Ramën në prokurori, nuk tregoi nëse ai do të intervistohet si dëshmitar apo si i dyshuar, duke thënë: “Statusin do ta kuptojmë gjatë intervistimit”.

Këtij lajmi duket se i janë gëzuar asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, të cilët bënë edhe një fotografi me këtë rast brenda Kuvendit Komunal.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është në kuvend. Ku është Përparim Rama, a po dihet?”, shkroi asamblisti Gëzim Sveçla, duke tentuar të ironizojë.

Ndonëse ende s’është konfirmuar, sipas raportimeve, Rama do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.