ASHMAA evidentoi edhe dy media të tjera për mosrespektim të heshtjes zgjedhore

Për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe bazuar në raportet nga monitorimi i mbulimit mediatik të zgjedhjeve, Këshilli i Agjencisë vendosi në seancën e sotme të 15-të të fillojë procedurë kundërvajtëse kundër TV 24 Vesti dhe TV Vistel, transmeton Portalb.mk. Më 19 tetor, gjatë raportimit gjatë […]

ASHMAA evidentoi edhe dy media të tjera për mosrespektim të heshtjes zgjedhore
Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami

Për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe bazuar në raportet nga monitorimi i mbulimit mediatik të zgjedhjeve, Këshilli i Agjencisë vendosi në seancën e sotme të 15-të të fillojë procedurë kundërvajtëse kundër TV 24 Vesti dhe TV Vistel, transmeton Portalb.mk.

Më 19 tetor, gjatë raportimit gjatë ditës së dytë të heshtjes zgjedhore, të dy televizionet transmetuan deklarata të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, mbajtës i një pozicioni në një organ qeveritar. TV Vistel në dy raste, siç thuhet në informacionin nga ASHMAA , transmetoi një konferencë për shtyp të ministrit Toshkovski, ndërsa TV 24 Vesti transmetoi një deklaratë të të njëjtit ministër në Lajmet e orës 10:00.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dje raporton se dy media në Maqedoninë e Veriut nuk e kanë respektuar heshtjen parazgjedhore, Televizionit 21-M dhe TV Shutel.

Kompania TV 21-M më 18 tetor kishte transmetuar reprizën e emisionit ClickPlus – Debati zgjedhor, ku ishin të ftuar tre kandidatë për kryetar në Komunën Qendër.

Televizioni tjetër, TV Shutell, më 18 dhe 19 kishte transmetuar materiale muzikore ku kishte pjesëmarrës të zgjedhjeve. Në atë spot muzikor ishte paraqitur kandidati për kryetar në Komunën e Shuto Orizarës.