Sot luajti Bashkimi kundër Shkupit dhe Tikveshi kundër Arsimit

Në ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Shkupit u shënuan pesë gola. Në këtë ndeshje, Bashkimi fitoi me rezultat 4-1, transmeton Portalb.mk. Ndeshja u luajt në kuadër të javës së X-të. Në kohë të njëjtë u luajt edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Arsimit. Ekipin nga Çegrani deri në minutën 85-të ishte duke humbur me rezultat 3-1 në […]

Sot luajti Bashkimi kundër Shkupit dhe Tikveshi kundër Arsimit

Në ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Shkupit u shënuan pesë gola. Në këtë ndeshje, Bashkimi fitoi me rezultat 4-1, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja u luajt në kuadër të javës së X-të. Në kohë të njëjtë u luajt edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Arsimit.

Ekipin nga Çegrani deri në minutën 85-të ishte duke humbur me rezultat 3-1 në Kavadar, por pastaj ekipi mysafir e shënoi 3 gola për rezultatin final 3-4.

Në krye të tabelës gjendet Struga me 23 pikë, e ndjekur nga Vardari dhe Shkëndija nga 21 pikë. Bashkimi gjendet e pesta me 18 pikë, Arsimi e teta me 11 pikë, ndërsa Shkupi e fundit me vetëm një pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.