Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK

Kica-Xhelili e quan “qesharake” kërkesën e Hotit për ndryshim të lidershipit në LDK The post Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK appeared first on Albinfo.

Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK

Avdullah Hoti, po kërkon lidership të ri në LDK.

Kjo pasi ai haptas ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor.

Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të ndodh kjo.

“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja”.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë.

LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë”.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, është renditur e treta.

LDK ka marrë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e ka quajtur “kërkesë qesharake” deklarimin e zyrtarit të kësaj partie, Avdullah Hoti, që të ndërrohet lidershipi i partisë.

Ajo ka deklaruar se strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë, duke shtuar se ai “e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes”, shkruan koha.

“Si nënkryetare e LDK, deklaroj se kjo është kërkesë qesharake. Strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë kryetarit aktual të partisë, i cili partinë e mori me rënien më të madhe historike në 12%, dhe e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes (me 70% rritje)”, ka thënë ajo të martën.

The post Avdullah Hoti kërkon lidership të ri në LDK appeared first on Albinfo.