Murati mesazhe tjera nga Konjufca, ua bën “obligim” partive tjera që ta votojnë Albulena Haxhiun: E kanë për detyrë
Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se partitë e tjera e kanë “obligim” që ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia e parë për kryetar të Kuvendit. Ai tha se partitë tjera sot vazhduan “taktikat bllokuese”, pasi sipas interpretimit të tij, për kandidatin e partisë së parë do të duhej të votonin të gjithë. “Kushtetuata
Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se partitë e tjera e kanë “obligim” që ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia e parë për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se partitë tjera sot vazhduan “taktikat bllokuese”, pasi sipas interpretimit të tij, për kandidatin e partisë së parë do të duhej të votonin të gjithë.
“Kushtetuata është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Ndërsa për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria ku partia fituese duhet ta sigurojë edhe shumicën, te votimi për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe kanë për obligim që të votojnë. Pra duhet të marrin pjesë në votim të gjithë deputetët sepse është detyrë e të gjitha partive parlamentare që ta konstituojnë Kuvendin. Po të ishte që partia fituese duhet ta sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, atëherë do ta kishim problemin e radhës menjëherë ku do të bllokohej situata dhe konstituimi, sepse partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për votimin e nënkryetarëve të tyre”./Express/