Avdyli: Mungesa e Vjosa Osmanit e penalizoi partinë Guxo

Haxhi Avdyli, i ftuar sonte në emisionin Adresa në Kanal10, ka deklaruar se partia Guxo është ndikuar negativisht nga mungesa e angazhimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Sipas tij, kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore pse subjekti ka pësuar penalizim politik. “Te rasti i presidentes Osmani, është i saktë konstatimi juaj, sepse na

Avdyli: Mungesa e Vjosa Osmanit e penalizoi partinë Guxo
Avdyli: Mungesa e Vjosa Osmanit e penalizoi partinë Guxo

Avdyli: Mungesa e Vjosa Osmanit e penalizoi partinë Guxo

Haxhi Avdyli, i ftuar sonte në emisionin Adresa në Kanal10, ka deklaruar se partia Guxo është ndikuar negativisht nga mungesa e angazhimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Sipas tij, kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore pse subjekti ka pësuar penalizim politik.

“Te rasti i presidentes Osmani, është i saktë konstatimi juaj, sepse na ka penalizuar për shkak të angazhimit në Presidencë, dhe Vjosa e ka respektuar aspektin kushtetues. Me të vërtetë nuk është angazhuar në Guxo,” tha Avdyli.

Ai theksoi se Osmani, që nga marrja e detyrës së Presidentes, është distancuar nga aktivitetet e partisë për të mos cenuar rolin e saj institucional.