Tre të zhdukur në 24 orë, në mesin e tyre një e mitur

Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës. Në Malishevë është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur. “Ankuesja femër kosovare,  ka njoftuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh

Tre të zhdukur në 24 orë, në mesin e tyre një e mitur
Tre të zhdukur në 24 orë, në mesin e tyre një e mitur

Tre të zhdukur në 24 orë, në mesin e tyre një e mitur

Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës.

Në Malishevë është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur.

“Ankuesja femër kosovare,  ka njoftuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Rahovec.

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë që një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Livoç të Gjilanit.

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ukraina e vendosur: Nuk heqim dorë nga territori, kushtetuta e ndalon