Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321
Zyra e Avokatit të Popullit njofton se sot në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit The post Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zyra e Avokatit të Popullit njofton se sot në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
“Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengesë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”.
Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me prezencë fizike.
“Denoncimet qytetarët mund t’i bëjnë edhe në 7 zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip”.
Nga institucioni i Ombudsmanit rikujtojnë qytetarët se organet kompetente janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të plotë të së drejtës së votës të garantuar me kushtetutë.
The post Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .