Avokatja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovs, do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë. Përmes një deklarate për media, ajo ka thënë se rruga e gjatë e Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë me shumë sfida. “Rruga drejt drejtësisë për Jakup Krasniqi ka […] The post Avokatja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij appeared first on Albinfo.

Avokatja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovs, do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë.

Përmes një deklarate për media, ajo ka thënë se rruga e gjatë e Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë me shumë sfida.

“Rruga drejt drejtësisë për Jakup Krasniqi ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Duhet të pranohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë paraprake dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja ligjore ka mbetur e palëkundur në angazhimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore është bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë zhvillimit të çështjes së prokurorisë, ne kemi mbrojtur dhe vërtetuar vazhdimisht qëndrimet e paraqitura në deklaratën tonë hapëse. Këto qëndrime mbeten të patundura. Me afrimin e përfundimit zyrtar të çështjes së prokurorisë në ditët në vijim, ne do të vijojmë me hapat e ardhshëm proceduralë, siç përcaktohet në Rregullore. Jemi të përkushtuar që këto hapa të përmbushen pa vonesë, në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ajo, transmeton albinfo.ch.

Tutje, mbrojtja e Krasniqit deklaroi se mbeten të palëkundur në besimin që drejtësia do të triumfojë dhe se aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e Krasniqit.

The post Avokatja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij appeared first on Albinfo.