Bajram Rexhepi pranoi humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës ka reaguar në Facebook pas numërimit të votave në këtë komunë. Ai ka pranuar humbjen, duke thënë se përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e tij. Bajrami e uroi kundër kandidatin e tij Bilall Kasamin për fitoren, transmeton Portalb.mk. “Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët […]

Bajram Rexhepi pranoi humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja
Bajram Rexhepi. Foto nga profili i tij në Facebook

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës ka reaguar në Facebook pas numërimit të votave në këtë komunë. Ai ka pranuar humbjen, duke thënë se përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e tij. Bajrami e uroi kundër kandidatin e tij Bilall Kasamin për fitoren, transmeton Portalb.mk.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër . Zoti na ndihmoftë”, shkroi Rexhepi.

Sot u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi dje dhe sot ka kaluar pa ndonjë incident.