Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Vetëm nga Zvicra, mbi 2.300 mërgimtarë nga Kërçova pritet të kthehen në vendlindje për të votuar të dielën. “Nuk ta falim Kërçovën. Kërçova nuk shitet, nuk blihet dhe nuk harrohet. The post Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Vetëm nga Zvicra, mbi 2.300 mërgimtarë nga Kërçova pritet të kthehen në vendlindje për të votuar të dielën.

Nuk ta falim Kërçovën. Kërçova nuk shitet, nuk blihet dhe nuk harrohet. Për ty mund të jetë thjesht një qytet në RMV, por për ne është një copëz e zemrës sonë, një emër i gdhendur me lot dhe kujtime në shpirtin e çdo mërgimtari. Është djepi i ëndrrave tona, është toka që na mungon, është emri që e bartim me vete kudo që të jemi. Prandaj, na prit! Se vijmë me mijëra. Jo me urrejtje, por me dashuri. Jo me britma, por me këngë. Do të vijmë për të kujtuar, për të nderuar dhe për të treguar se Kërçova është dhe mbetet shqiptare! Kjo tokë e shenjtë nuk ka çmim. Ajo i përket shpirtit tonë të përbashkët. Me zemër nga mërgata”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Kërçova e Bashkuar” në Zvicër.

Slogani i këtij mobilizimi është:
“Shtegtuam, por kurrë s’t harruam.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat e mërgatës, mbi 15.000 mërgimtarë shqiptarë pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut për të votuar në rrethin e dytë zgjedhor, kryesisht në komunat Dollnen, Kërçovë, Bervenicë dhe të tjera me shumicë shqiptare.

Në këtë kontekst, ekspertët politikë paralajmërojnë se institucionet shtetërore nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë hap për të penguar ardhjen dhe votimin e mërgatës, qoftë përmes vonesave në aeroporte, pika kufitare, në rrugë, apo përmes fshirjes së votuesve nga listat zgjedhore, siç u raportua në disa raste të dielën e kaluar gjatë rrethit të parë zgjedhor.

“Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare”, është mesazhi që vjen nga diaspora e organizuar, e cila edhe këtë herë po tregon peshën e saj vendimtare në proceset politike të vendit. Gazeta Flaka

The post Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .