Balluku zyrtarisht nën hetim nga SPAK: Jam shpresëplotë për një proces transparent

Rreth 45 minuta ka qëndruar zv.kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Numri dy i qeverisë u ndal në një komunikim të shkurtër për mediat ku pranoi se është nën hetim nga SPAK duke mos dhënë me shumë detaje se për cilën çështje bëhej fjalë. Balluku tha se ishte para prokurorëve të posaçëm […] The post Balluku zyrtarisht nën hetim nga SPAK: Jam shpresëplotë për një proces transparent appeared first on Ditar.al.

Balluku zyrtarisht nën hetim nga SPAK: Jam shpresëplotë për një proces transparent

Rreth 45 minuta ka qëndruar zv.kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Numri dy i qeverisë u ndal në një komunikim të shkurtër për mediat ku pranoi se është nën hetim nga SPAK duke mos dhënë me shumë detaje se për cilën çështje bëhej fjalë.

Balluku tha se ishte para prokurorëve të posaçëm për një çështje në hetim, ndërsa shtoi se beson që procesi do të jetë i bazuar në transparencë.

Ndërkohë ajo nuk pranoi që t’i përgjigjej asnjë pyetje të gazetarëve.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”, tha Balluku.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se SPAK nuk ka thirrur vetëm Ballukun. Ditën e hënë pritet që në Prokurorinë e Posaçme të paraqiten edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, si edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ky i fundit është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”.

The post Balluku zyrtarisht nën hetim nga SPAK: Jam shpresëplotë për një proces transparent appeared first on Ditar.al.