Më në fund Barcelona merr një lajm të mirë nga Rodri

Më në fund Barcelona merr një lajm të mirë nga Rodri

Mesfushori spanjoll, Rodri ka filluar të bëjë disa hapa pozitivë për të “detyruar” një transferim te Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas gazetës Sport, objektivi kryesor i Barcelonës, Rodri, ka kërkuar leje nga Manchester City për të mos marrë pjesë në stërvitje.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën duhej të rikthehej në detyrat e klubit sot (e premte) pas pushimeve.

Megjithatë, Rodri duket se është i etur të përshpejtojë një transferim në Camp Nou, pasi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët katalanas.

Por, negociatat midis dy klubeve nuk kanë shkuar siç do të donte mesfushori, me Cityn që ka refuzuar ofertat e njëpasnjëshme të Barcës.

Man City i thotë sërish “JO” Barcelonës: Refuzohet edhe oferta e dytë për Rodrin

Raportet pohojnë se vetëm një diferencë prej 5 milionë funtesh i ndan dy palët, dhe Barça po planifikon të bëjë një përpjekje të fundit për të gjetur një zgjidhje të mesme.

Oferta e fundit e refuzuar e katalunasve ishte 60 milionë euro, me Cityn që kërkon së paku 70 milionë euro.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.