Basha: Ushtria jonë është trashëgimi e drejtpërdrejt e UÇK-së
“Një punë e jashtëzakonshme që ka bërë ushtria jonë që është një vazhdimësi e një historie të lavdishme e popullit tonë, e trashëgimi e drejtpërdrejt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi jashtëzakonisht krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend dhe kjo për shkak të një pune të shkëlqyeshme dhe përkushtimit të tyre


“Një punë e jashtëzakonshme që ka bërë ushtria jonë që është një vazhdimësi e një historie të lavdishme e popullit tonë, e trashëgimi e drejtpërdrejt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi jashtëzakonisht krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend dhe kjo për shkak të një pune të shkëlqyeshme dhe përkushtimit të tyre për sigurinë e vendit tonë dhe po ashtu një përkushtim i ndërsjelltë i shtetit të Kosovës që ka bërë në rekrutimin mbi 2 mijë ushtarëve, por edhe investime mbi 400 milionë euro vetëm në pajisje. Uroj dhe shpresoj që kjo punë e mirë të vazhdojë për një ushtri paqedashëse, po gjithashtu gjithëve atyre që është një amanet i vazhdueshëm i atyre që ranë për vendin tonë”, tha Basha teksa vizituan kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë në “Ditën e Forcës” e që ishte bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

