Baza amerikane në Katar/ Trump: Personeli ushtarak u zhvendos përpara sulmit të Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se pothuajse i gjithë personeli ushtarak u zhvendos nga një bazë ushtarake amerikane përpara se Irani ta shënjestronte atë me sulme të shumta me raketa në fillim të kësaj jave. Trump tha të mërkurën gjatë konferencës së tij për shtyp pas samitit të NATO-s se “të gjithë u zbrazën nga [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se pothuajse i gjithë personeli ushtarak u zhvendos nga një bazë ushtarake amerikane përpara se Irani ta shënjestronte atë me sulme të shumta me raketa në fillim të kësaj jave.
Trump tha të mërkurën gjatë konferencës së tij për shtyp pas samitit të NATO-s se “të gjithë u zbrazën nga baza” përveç “armëtarëve”, shkruan AP.
Nuk ishin raportuar më parë viktima gjatë sulmit të së hënës të Iranit në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar.
Irani shënjestroi bazën Al Udeid në hakmarrje për bombardimin e tre prej objekteve të saj bërthamore nga SHBA-të fundjavën e kaluar./abcnews.al