BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova The post BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave appeared first on Albinfo.

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave

Mësohet se Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BEnë Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, përcjell albinfo.ch.

Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më parë. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor të vitit 2024 dhe ngarkesës së madhe legjislative, Parlamenti Evropian vetëm së fundi ka marrë mandatin për të negociuar.

The post BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave appeared first on Albinfo.