Belinda Balluku i shmanget përballjes me opozitën, nuk shkon në komision për projektbuxhetin 2026

Është shoqëruar me debate Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku deputetet e opozitës kanë kërkuar që në mbledhje të ishte e pranishme Mnistrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të folur në lidhje me projektbuxhetin 2026. Por Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me tunelin […] The post Belinda Balluku i shmanget përballjes me opozitën, nuk shkon në komision për projektbuxhetin 2026 appeared first on Ditar.al.

Belinda Balluku i shmanget përballjes me opozitën, nuk shkon në komision për projektbuxhetin 2026

Është shoqëruar me debate Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku deputetet e opozitës kanë kërkuar që në mbledhje të ishte e pranishme Mnistrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të folur në lidhje me projektbuxhetin 2026.

Por Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me tunelin e Llogarasë, nuk është paraqitur në komision, por ka dërguar dy zv.ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj dhe Basjan Kadiu. Kjo ka shkaktuar debate në komision, ku deputetët e PD kërkuan që Balluku të paraqitej dhe të prezantonte në komision projektbuxhetin 2026.

Gazment Bardhi tha se nuk mund t’ia besojne menaxhimin e buxhetit, pasi Balluku është kapur me fakte dhe prova duke vjedhur 50 milionë euro. Komisioni u ndërpre për disa minuta dhe pasi rifilloi vijuan sërish debatet, teksa zv.ministri Besjan Kadiu nisi prezantimin e pr.buxhetit.

“Nuk më kontrollon dot fjalën, po të citoj nenin 80 të rregullores. Pr.buxheti ka procedurë të veçantë si shqyrtohet në Komisione. Rregullohet nga një kapitull i veçantë dhe kërkon prezencën e ministrit përgjegjës. Do duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim ministrisë përkatëse. Ministrja duhet të vijë këtu dhe të na bindë se s’di duhet ti besojmë menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova është kapur që më një projekt janë vjedhur 50 mln euro. Për ju kjo mund të mos jetë as e rëndë dhe as e pazakontë. Ministrja nuk pse fshihet, do duhet të vijë në komision dhe të japë llogari. Ju kërkoj të thërrisni ministren të prezantojë buxhetin. Nëse ka trup të vijë dhe të përballet me Kuvendin është çështje e saj personale, ne e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele, si e pandehur, do duhet të japë llogari pavarësisht se është e pandehur”, tha Bardhi.

The post Belinda Balluku i shmanget përballjes me opozitën, nuk shkon në komision për projektbuxhetin 2026 appeared first on Ditar.al.