Belinda Balluku mbërrin në SPAK, asnjë koment për gazetarët
Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbërritur në SPAK. Balluku refuzoi që t’u përgjigjej interesit të gazetarëve që e prisnin në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë me duar mikrofonat e tyre. Ndërkohë më herët në SPAK u paraqit motra e saj, Pamela Qirko, e cila do të bëj […] The post Belinda Balluku mbërrin në SPAK, asnjë koment për gazetarët appeared first on Ditar.al.
Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbërritur në SPAK.
Balluku refuzoi që t’u përgjigjej interesit të gazetarëve që e prisnin në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë me duar mikrofonat e tyre.
Ndërkohë më herët në SPAK u paraqit motra e saj, Pamela Qirko, e cila do të bëj mbrojtjen e Ballukut ku pritet që edhe ti komunikohen akuzat për shkelje të barazisë në tendera.
Vlen të përmendim se përpara thirrjes së Ballukut në SPAK, kjo e fundit ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj. Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë.
Ndërkohë SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.
Kujtojmë se disa prej të besuarve të saj, janë arrestuar ose marrë të pandehur nga SPAK.
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së dhe një nga personat e saj më të afërt, do të arrestohej me urdhër të SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme zbuloi abuzimet dhe korrupsionin në institucionin që ai drejtonte.
Ndërkohë Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, është nën hetim nga SPAK. Edhe kreu aktual i ARRSH, Gentjan Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
Belinda Balluku është një nga personat më të afërt të Ramës, i cili i ka besuar postin e zv.kryeministres, por edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Belinda Balluku qëndron në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Ndërkohë ajo ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate, ndërsa ka pasur akuza të shumta ndaj saj për përdorimin e administratës në shërbim të partisë.
Më herët edhe PD deklaroi se Balluku ishte thirrur në SPAK ditën e hënë, por ministrja kishte sajuar një aktivitet që të mos paraqitej.
The post Belinda Balluku mbërrin në SPAK, asnjë koment për gazetarët appeared first on Ditar.al.
