Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në takimin për trajnimin e tyre, kreu i selisë blu se të qenit deputet është një ndër ëndrrat më të bukura për çdo person me ambicie politike. “Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si […]

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në takimin për trajnimin e tyre, kreu i selisë blu se të qenit deputet është një ndër ëndrrat më të bukura për çdo person me ambicie politike.

“Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike. Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj”.

Berisha theksoi se parlamenti është universiteti më i shkëlqyer politik, ku deputetët kanë mundësinë të formohen dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve përmes ligjeve dhe vendimeve që miratojnë.

“Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji.  Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit. Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe”.

Ai i ftoi ata të tregojnë përkushtim të madh në veprimtarinë parlamentare, në komisione dhe në sallë, por veçanërisht të ruajnë raportin me zgjedhësit.

“Kjo kërkon përkushtimin tuaj. Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij. Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo. Natyrisht një raport është më thelbësori. Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit. Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre. Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij. Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij. Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament”, theksoi Berisha.