Veliaj reagon për herë të parë pas vendimit të Kushtetuese: Pushteti buron nga qytetarët, nuk ishte vendim për një njeri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe e la në detyrë. Në postimin në rrjetet sociale, ai thotë se vendimi i Kushtetueses nuk ishte për një njeri, por për qytetarët që besojnë se pushteti buron nga […] The post Veliaj reagon për herë të parë pas vendimit të Kushtetuese: Pushteti buron nga qytetarët, nuk ishte vendim për një njeri appeared first on Ditar.al.

Veliaj reagon për herë të parë pas vendimit të Kushtetuese: Pushteti buron nga qytetarët, nuk ishte vendim për një njeri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe e la në detyrë.

Në postimin në rrjetet sociale, ai thotë se vendimi i Kushtetueses nuk ishte për një njeri, por për qytetarët që besojnë se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Sipas Veliajt, Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.

Ai thotë se do të bëjë çdo gjë që ka në dorë që puna të vijojë, dhe do të kërkojë që të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.

Postimi i Veliajt:

Të dashur miq,

Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.

Drejtësia kushtetuese foli.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.

Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

The post Veliaj reagon për herë të parë pas vendimit të Kushtetuese: Pushteti buron nga qytetarët, nuk ishte vendim për një njeri appeared first on Ditar.al.