Berisha i gatshëm të bëhet bashkë me Ramën për të eleminuar partitë e vogla

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se do të kërkojë ndryshime kushtetuese, që Kuvendi të mos ketë më shumë se 101 deputetë, nga 140 që ka aktualisht. Propozimi i tij nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të “vrarë” partitë e vogla, që treguan edhe në zgjedhjet e 11 Majit […] The post Berisha i gatshëm të bëhet bashkë me Ramën për të eleminuar partitë e vogla appeared first on Ditar.al.

Berisha i gatshëm të bëhet bashkë me Ramën për të eleminuar partitë e vogla

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se do të kërkojë ndryshime kushtetuese, që Kuvendi të mos ketë më shumë se 101 deputetë, nga 140 që ka aktualisht.

Propozimi i tij nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të “vrarë” partitë e vogla, që treguan edhe në zgjedhjet e 11 Majit se kanë fituar një mbështetje të madhe të qytetarëve që janë lodhur nga të njëjtët njerëz në pushtet prej më shumë se 30 vitesh.

Ky vendim i Ramës pritet të bëhet realitet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, ku PS dhe PD do të vendosin në lidhje me ndryshimet që do të ketë Kodi Zgjedhor, teksa jo të gjitha partitë e vogla janë të përfshira, ndërkohë që edhe ato që janë, nuk do të kenë aspak ndikim me votën e tyre për vendimet që do të marrin “peshqit e mëdhenj”.

Por teksa propozimi i Ramës është përpjekje për të vrarë  diversitetin politik dhe duhej të mos pranohej nga opozita, ka ndodhur e kundërta.

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se është i gatshëm të bëhet bashkë me Ramën për të ulur numrin e deputetëve dhe për ta kthyer veprimtarinë parlamentare në dy “dhoma”: Dhoma e Senatit dhe ajo e Parlamentit.

Pra, Berisha shprehet i gatshëm të bëjë Pazar me Ramën në kurriz të partive të vogla e të reja. Por teksa Rama kërkon të bëhë ndryshime për të mbajtur pushtetin, qëllimi i Berishës është që të ruajë pozitën si kryetari i partisë së parë opozitare, pasi në këtë gjendje që është PD, nuk është çudi që zgjedhjet e tjera të përfundojë më 20 mandate.

Pazaret mes PS dhe PD janë bërë edhe në kohët e akuzave më të rënda nga të dyja palët, që ooër interesin e përbashkët të tyre dhe jo të vendit kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar ligjet që u janë dashur.

Tashmë pritet të bëhen sërish bashkë, këtë herë për të hequr qafe rrezikun që po u vjen nga partitë e reja.

Në 11 Maj, partitë e vogla dhe të reja morën më shumë se 170 mijë vota, ose pak më tepër se 10%, duke arritur të nxjerrin 4 mandate deputetësh, nga të cilët: 2 Partia Mundësia, 1 Lëvizja Bashkë dhe 1 Shqipëria Bëhet, ndërsa partitë e tjera nuk arritën të merrnin të paktën një mandat.

Me një tjetër Kod Zgjedhor, rezultati i këtyre partive do të ishte edhe më i madh, duke i prishur punë si mazhorancës, ashtu edhe opozitës.

Pikërisht kjo mbështetje që po rritet gjithmonë e më shumë ka trembur tasjmë edhe PD-më, që duket se ka vendosur të bëhet pjesë e pazareve, për t’i ruajtur vendin atyre deputetëve të afërt të kryetarit, pavarësisht se qeverisja do të jetë sërish në duart e Edi Ramës.

The post Berisha i gatshëm të bëhet bashkë me Ramën për të eleminuar partitë e vogla appeared first on Ditar.al.