Sherr për një kafe, vriten me armë dy të rinj në Manzë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 në një pikë karburanti në Manzë, ku janë vrarë me armë zjarri dy të rinj. Një debat me kamarierin për një kafe ka sjellë agravimin e situatës, pasi 21 vjeçari Daniel Pepa ka kërkuar që kamarieri t’i bëjë kafe, por ai i ka thënë se ekspresi […] The post Sherr për një kafe, vriten me armë dy të rinj në Manzë appeared first on Ditar.al.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 në një pikë karburanti në Manzë, ku janë vrarë me armë zjarri dy të rinj.
Një debat me kamarierin për një kafe ka sjellë agravimin e situatës, pasi 21 vjeçari Daniel Pepa ka kërkuar që kamarieri t’i bëjë kafe, por ai i ka thënë se ekspresi ishte fikur. Këtu ka nisur debati dhe në mbrojtje të kamarierit ka dalë 33 vjeçari Florian Paluçi. Ky i fundit ka debatuar me Pepën dhe me Aranit Kurtin.
Më pas Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Kurtin. Pasi ka parë shokun të vrarë, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar Florian Paluçin, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që më pas është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia.
The post Sherr për një kafe, vriten me armë dy të rinj në Manzë appeared first on Ditar.al.